
POLITIKE
 AKTUALITET
 INVESTIGIMI
 SPECIALE
 RRETHET
 EKONOMI
 SOCIALE
 SHENDETESI
 KOMENT & DEBAT
 DEBAT
 FORUM
 INTERVISTA
 DOSIER
 RAJONI
 KOSOVA
 BOTA
 SPORT
 REPORTAZH
 SUPLIMENTI SHERBIM


STAFI I GAZETES
 REKLAMA NE GAZETE

|
|

Treshja qė drejton Ministrinė e Integrimit nuk ka eksperiencė
Flet dr. Mirela Bogdani, eksperte pėr ēėshtjet e integrimit dhe autore artikujsh dhe botimesh nė lidhje me kėtė proces
Shqipėria nuk pėrmbush kushtet pėr tė aplikuar pėr kėrkesėn e anėtarėsimit nė Bashkimin Europian, kėshtu shprehet dr. Mirela Bogdani nė forumin e organizuar nga gazeta. Sipas saj, kushtet nė tė cilat ndodhet Bashkimi Europian, por edhe mėnyra e realizimit tė reformave nga qeveria e Tiranės, e bėjnė tė pamundur marrjen e njė aprovimi pozitiv nga Brukseli. Treshja qė drejton Ministrinė e Integrimit, pra ministrja dhe dy zėvendėsministrat, nuk kanė as mė tė voglin formim teorik dhe eksperiencė apo ekspertizė praktike nė fushėn e politikave tė Bashkimit Europian dhe procesit tė integrimit, - thotė Bogdani, autorja e librit Shqipėria dhe Bashkimi Europian: Integrimi Europian dhe perspektiva e Anėtarėsimit. Sipas pedagoges shqiptare qė jeton nė Britaninė e Madhe, ndryshimet politike kanė sjellė pasoja nė administratėn publike dhe konkretisht nė Ministrinė e Integrimit.
A ėshtė momenti i duhur dhe a i plotėson standardet Shqipėria qė tė paraqesė kėrkesėn pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian gjatė presidencės ēeke tė BE-sė?
Pranimi i njė vendi nė Bashkimin Europian ndjek njė rrugė e procedurė tė caktuar. Shqipėria e ka filluar kėtė rrugėtim sė bashku me vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor nė 1999-n dhe ka arritur te ratifikimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga tė gjitha vendet anėtare. Pas kėsaj, duhet qė Marrėveshja tė hyjė nė fuqi. Mė pas, vendi fillon periudhėn e gjatė tė implementimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit, e cila mund tė shkojė deri nė 10 vjet e qė pėrfundon me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Pranimit (Acession Agreement). Ēdo vend ėshtė i interesuar tė bėjė aplikimin pėr statusin e kandidatit sa mė shpejt tė jetė e mundur; problemi ėshtė nėse kjo kėrkesė pranohet nga Bashkimi Europian. Shumė nga kushtet e brendshme nuk janė pėrmbushur. Mjafton tė shikosh raportin e fundit, tė nėntorit tė vitit 2008, tė Komisionit Europian apo raportet nga organizma tė tjerė ndėrkombėtarė. Por, edhe kushtet e jashtme, pra nga ana e Bashkimit Europian, nuk janė aq favorizuese. Konkretisht, mbėshtetja e europianėve pėrkundrejt zgjerimeve tė mėtejshme, apo zhgėnjimet me dy vendet e fundit qė hynė nė BE, si Rumania dhe Bullgaria, tė cilat vazhdojnė tė kritikohen pėr problemet qė kanė, sidomos nė lidhje me korrupsionin dhe shtetin ligjor. Gjithsesi, Shqipėria ėshtė prapa nė kėtė proces krahasuar me dy vendet e tjera tė rajonit: Kroacinė, e cila ka marrė statusin e kandidatit qė nė vitin 2004, si dhe Maqedoninė qė e ka marrė statusin qė nė dhjetorin e vitit 2005.
A ka kapacitete teknike Ministria e Integrimit pėr tė udhėhequr procesin nė fazėn tjetėr tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Komisionin Europian?
Pėr tė analizuar rolin dhe ndikimin e njė institucioni, duhet parė se kush e drejton dhe ēfarė pėrbėrje ka ai institucion; sepse janė ata qė hartojnė, drejtojnė dhe koordinojnė politikat nė fushėn pėrkatėse. Treshja qė drejton Ministrinė e Integrimit, pra ministrja dhe dy zėvendėsministrat, nuk kanė as mė tė voglin formim teorik dhe eksperiencė, apo ekspertizė praktike nė fushėn e politikave tė Bashkimit Europian dhe procesit tė integrimit. Madje, njėri prej tyre vjen nga dramaturgjia. Po ashtu, stafi nė nivelet mė tė ulėta ėshtė i pakualifikuar nė fushat pėrkatėse (me ndonjė pėrjashtim tė rrallė). Bile, kam dėgjuar se qė nė vitin 2005, kur Partia Demokratike erdhi nė pushtet, u hoqėn nga strukturat e Ministrisė sė Integrimit shumė nga ata qė kishin formuar njė farė ekspertize nė kėtė fushė. Pėr ta mbyllur, puna e Ministrisė sė Integrimit dhe drejtuesve tė saj mė duket joprofesionale (jokompetente e diletante) pėr kėtė peshė e objektiv tė rėndėsishėm tek i cili rrotullohet si politika e brendshme, edhe politika e jashtme e Shqipėrisė.
Box 1
Forumi: A jemi gati pėr tė aplikuar?
A i pėrmbush Shqipėria standardet pėr tė bėrė kėrkesėn e anėtarėsimit nė BE?
Prej dy ditėsh, gazeta Albania ka hapur debatin rreth paraqitjes sė kėrkesės pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian nga Tirana zyrtare. Dy ditė mė parė, komentoi zhvillimet mė tė fundit dhe deklaratat e kryeministrit Berisha, drejtori Ekzekutiv i Lėvizjes Europiane nė Shqipėri, Ditmir Bushati. Gazeta ėshtė e hapur pėr tė gjitha idetė apo opinionet qė vijnė nė mėnyrė profesionale rreth procesit tė ri integrues ku tenton tė hyjė vendi ynė.
Pėr ēdo informacion apo pėr dėrgimin e materialeve, ju mund tė na shkruani nė adresėn: kryeredaktoralbania@yahoo.com
Ose mund tė kontaktoni nė numrin e telefonit: +355 42229243
28 Janar 2009
|
|
|
 Forum
Shoqatat e gazetarėve: Shkarkime arbitrare tė drejtuesve tė Vizion Plus
Europa, zonė rreziku
Debati Europa 2030, Nikolaidis: BE-ja ėshtė ajo qė secili prej nesh e bėn atė!
Tė mos heshtet mė tej pėr mohimin dhe vjedhjen e pronės
Ndėrmjetėsim pėr bisedimet mes shqiptarėve dhe serbėve
Ēarmatimi nuklear, njė makth i pamundshėm
Washington Post: Dy sfidat e diplomacisė sė Obamės
Kriza financiare dhe autocensura, dy armiqtė e medias
Kush e ka radhėn pas Greqisė
Shkrirja e Kosovės
Koloneli qė lufton pėr dinjitetin e ushtarakėve
Hetimi penal nuk e zgjidh krizėn politike
Kriza, gjendja jonė e zakonshme!
Z . Ministėr, vlerėsoni mėsuesit e kualifikuar dhe largoni drejtuesit me arsim tė mesėm!
Dhunimi me pronat e sindikatave nė Patos
Dy dopio uiski, ngushėllim pėr zotin Fatos
Konfikti i interesit tė ortakut-administrator
Udhėzimi i Ministrisė qė po i mbyll rrugėn QKL-sė
Zoti President: Kush do tė japė drejtėsi pėr mua!
Rubrikė pėr ankesat e qytetarėve
Sfidat e Presidencės Suedeze pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe tė vendeve ballkanike
Politika e Jashtme dhe Shkenca e Diplomacisė
Kur Mickey Mouse ėshtė maqedonas
Dilentantizmi dhe zanati
Kujt i duhen praktikat e demaskuara nga George Orwelli ?!
Lėshimi i obligacioneve afatgjata nė euro, zgjidhje pėr tė stabilizuar kursin
Eksplozionet ne furrat e shkrirjes
Mali i pestė
KQZ-ja vendos numėrimin e 5 kutive nė Fier
Skenarėt qė priten tė sjellin ndryshimin pas zgjedhjeve parlamentare

|