
POLITIKE
 AKTUALITET
 INVESTIGIMI
 SPECIALE
 RRETHET
 EKONOMI
 SOCIALE
 SHENDETESI
 KOMENT & DEBAT
 DEBAT
 FORUM
 INTERVISTA
 DOSIER
 RAJONI
 KOSOVA
 BOTA
 SPORT
 REPORTAZH
 SUPLIMENTI SHERBIM


STAFI I GAZETES
 REKLAMA NE GAZETE

|
|

Kthimi i emigrantėve nė atdhe, merr udhė strategjia e riintegrimit
Nga Ani RUCI*
TIRANĖ - Autoritetet e Tiranės po zbatojnė njė strategji tė re pėr tė riintegruar nė shoqėri emigrantėt shqiptarė, tė kthyer nė atdhe nga vendet e BE. Riintegrimi i tyre pėrbėn njė nga kėrkesat shtesė tė Komisionit Evropian. Nė Qendrėn Rajonale tė Punėsimit nė Tiranė ka njė sportel enkas pėr emigrantėt e kthyer nė atdhe nga autoritetet e vendeve tė BE. Specialistja nė kėtė sportel, Julinda Gjonja thotė se ai funksionon qė prej dy muajsh, pesė ditė nė javė. Kėtu vijnė kryesisht emigrantė tė kthyer nė atdhe, qė kanė qenė pa dokumenta tė rregullta dhe qė kėrkojnė punė. Njė pjesė kėrkojnė formim profesional dhe ne u japim informacionin qė u duhet dhe adresat e pikave tė kontaktit. Pėr emigrantėt e rikthyer nė atdhe punėsimi ėshtė hapi mė i rėndėsishėm qė tė rifillojnė jetėn nė atdhe dhe riintegrimin ne shoqeri. Por kjo pėr ata ėshtė mė e vėshtirė se pėr tė papunėt e tjerė, qė nuk vijnė nga emigracioni. Ata kanė humbur pikat e kontaktit, sensin e orientimit pasi duke qenė pa dokumenta nuk kanė ardhur prej vitesh nė Shqipėri, nuk dinė cilės njėsi bashkiake i pėrkasin. Nė sportelin e emigracionit ai merr gjithė informacionin, qė i nevojitet dhe mė pas drejtohet tek sportelet e punėsimit, thotė specialistja Julinda Gjonjo. Kėto sportele janė gjithsej 11, aq sa njėsi bashkiake ka Tirana. Ky lloj organizimi dhe bashkėpunimi me pushtetin lokal ėshtė konkretizim i strategjisė sė posaēme, tė hartuar para disa javėsh, nė pėrgjigje tė kėrkesės shtesė, nė fund tė majit tė kaluar, nga Komisioni Europian, plotėsimi i tė cilės, ndėr tė tjera, do tė bėjė qė Shqipėria tė meritojė liberalizimin e vizave. Kėrkesa lidhet me hartimin dhe zbatimin e njė strategjie mė efikase pėr rinintegrimin e emigrantėve tė kthyer nga vendet e BE pėr mungesė dokumentacioni.
Informacion dhe ofertė
Klajda Gjosha, drejtore nė Drejtorinė Rajonale tė Punėsimit nė Tiranė, Ēėshtjeve sociale dhe shanseve tė Barabarta, tregon rolin e sporteleve tė emigracionit. Strategjia e riintegrimit ėshtė miratuar nė qershor tė kėtij viti. Qė atėhere ne kemi hapur sportelin e emigracionit, ku specialistėt presin tė gjithė tė rikthyerit nga vendet e BE, qė tani kėrkojnė tė integrohen nė vendin e tyre. Pranė sporteleve tė emigracionit kemi sportelet e punėsimit. Ofrojmė mundėsi tė ndryshme, qė nga bizneset private, sektori publik dhe sė shpejti do tė fillojmė me projektet e nxitjes sė punėsimit, ku do tė ketė njė zė tė veēantė vetėm pėr tė rikthyerit nga BE. Kemi edhe kurset e formimit profesional, ku tė gjithė tė rikthyerit do tė aplikojnė dhe do tė marrin pjesė falas. Burime zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e kufijve, nė Ministrinė e Brendshme pohojnė pėr DW se numri i emigrantėve tė kthyer nga vendet e BE pėr mungesė dokumentacioni ėshtė rreth 40 mijė vetė nė vit duke filluar nga 2007. Riintegrimi i tyre nuk ėshtė njė ēėshtje, qė nuk u hap tani pėr liberalizimin e vizave. Ai ishte njė nga kushtet kryesore, qė BE i vuri Shqipėrisė pėr hapjen zyrtare nė prill 2007 tė negociatave pėr Marrveshjen e Stabilizim - Asocimit,(MSA) qė hyri nė fuqi pas dy vitesh, nė Prill 2009. Pas marrėveshjes sė nėnshkruar me BE dhe me vendet anėtare ku ka mė shumė emigracion nga Shqipėria si me Italinė, Greqinė dhe Gjermaninė , u hap drita e gjelbėr pėr negociatat e MSA. Liberalizimi i vizave e riktheu kėtė ēėshtje nė axhendėn e ditės. Arėsyeja ėshtė e qartė: nėse emigrantėt e rikthyer nuk do tė gjejnė punė dhe nuk do tė riintegrohen, me liberalizimin e vizave ata do tė tentojnė pėrsėri tė shkelin rregullat dhe tė pėrpiqen tė qėndrojnė mė tėpėr se 90 ditė, siē parashikon liberalizimi i vizave, nė njė vend tė BE.
Zv/ Ministri Sulka
Kastriot Sulka, zėvendėsministėr nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta thotė se me strategjinė e re synohet tė shmanget ky fenomen. Synimi kryesor i kėsaj strategjie ėshtė qė ky grup emigrantėsh mos tė kenė njė kthim tė pėrkohshėm nė atdhe, por afatgjatė, pra t'u krijohen kushte qė tė mos ketė idenė e kthimit pėrsėri nė emigracion. Strategjia e re ėshtė hartuar nė bashkėpunim me delegacionin e BE nė Tiranė dhe Organizatėn Ndėrkombėtare tė Emigracioint, IOM. Shpenzimet pėr pėrfshirjen e tė kthyerve nė tregun e punės mbulohen nga buxheti i shtetit. Shpenzohen rreth 2 milion dollarė nė vit pėr programe tė ndryshme tė nxitjes sė punėsimit. Bashkėpunojmė me firma private apo kompani tė ndryshme. thotė zėvendėsministri Kastriot Sulka. Rehabilitimi i pikave tė kufirit pėrmes projektit CARDS tė financuar nga BE bėn tė mundur qė tė rikthyerit ta marrin informacionin sapo hyjnė nė kufirin shqiptar se ku duhet tė drejtohen pėr tė gjetur punė apo pėr tė marrė pjesė nė kurset falas tė formimit profesional.
*Marrė nga Dojēe Velle
30 Korrik 2010
|
|
|
 Aktualitet
Ulen ndjeshėm temperaturat, reshjet e shiut do tė vazhdojnė edhe javėn qė vjen
Zjarri djeg kurorėn e gjelbėr tė Durrėsit
Dako: Gjykata tė vendosė pėr portin e peshkimit
Autobusi pėrplaset me kamionin, njė i vdekur dhe disa tė plagosur
Aksioni i policisė, nė njė javė bllokohen 31 makina e 25 motorė
Nisja e shkollave, policia merr 12 porosi pėr sigurinė
Zihen pėr njė femėr, kamerieri qėllohet me thikė
Kaos nė Rinas, "Italia Airlines" ndėrpret fluturimet
Arrestohen tre shqiptarė, nėn akuzė pėr 11 vjedhje
Vrau shqiptarin nė 99, arrestohet anėtari i dyshuar i Kamorras
Europol paraqet rezultatet e mega-operacionit, prangoset edhe njė tjetėr shqiptar
Nƫna 31 vjeƧe largohet nga shtƫpia me 3 vajzat
Flakƫt e benzinƫs djegin rƫndƫ dy tƫ rinj
Basha: āShqipĆ«ria, reforma kundĆ«r korrupsionitā
Burgaj kƫrkon luftƫ mƫ tƫ madhe ndaj krimit tƫ organizuar
Procesi "Gƫrdeci" rinis me shtyrje gjyqi
Vjedhin 40 mijƫ euro, arrestohet shqiptari dhe partnerja greke
Njihen nƫ Facebook, shqiptarja denoncon nƫ polici emigrantin
Prerja e pyjeve pƫr dru zjarri, nƫn hetim dy shoferƫ
Nƫ pranga emigranti klandestin, u kap me 3 kg Cannabis dhe heroinƫ
Luftan ndaj Cannabisit, brenda pak orƫsh arrestohen 8 persona
Zihen adoleshentėt, ndalohet pėr plagosje Karagjozi
Plagosje me thikė nė lokal, nė pranga 52-vjeēari
Nė pranga dy turq, plagosėn bashkėkombėsin e tyre
Shisnin drogė, arrestohen dy ish-tė dėnuar
Arrestohet kryeplaku, nuk raportoi drogėn e mbjellė
Kapet pronari i 50 kg Cannabis, kėrkohej prej muajsh nga policia
Tragjedi nė familjen Pulaj, lufta pėr ujin u merr jetėn e dy vėllezėrve
Aksidentet, dy tė plagosur brenda pak orėsh
Lezhė-Shkodėr, aksidentohet rėndė motoēiklisti

|