
POLITIKE
 AKTUALITET
 INVESTIGIMI
 SPECIALE
 RRETHET
 EKONOMI
 SOCIALE
 SHENDETESI
 KOMENT & DEBAT
 DEBAT
 FORUM
 INTERVISTA
 DOSIER
 RAJONI
 KOSOVA
 BOTA
 SPORT
 REPORTAZH
 SUPLIMENTI SHERBIM


STAFI I GAZETES
 REKLAMA NE GAZETE

|
|

Bashkia e Tiranės nga 15 gusht parkimet publike me pagesė
Bashkia e Tiranės prezanton projektin e parkimit publik me pagesė qė parashikohet tė fillojė aplikimin nga data 15 gusht .Zbatimi i kėtij projekti do tė nis si fillim nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit dhe tek sheshi Italia. Projekti u prezantua dje nga drejtori i sektorit tė transportit teknik nė Bashki, Enton Punavija i cili deklaroi se me kėtė projekt Bashkia ka si qėllim, lehtėsimin e trafikut dhe uljen e ndotjes urbane nė kryeqytet. Implementimi i kėtij projekti fillimisht do tė funksionojė vetėm pėr dy zona dhe mė pas do tė shtrihet nė tė gjithė rrugėt e Tiranės. Nė tė gjitha vend-parkimet me pagesė do tė gjenden edhe pikat ku qytetarėt do tė gjejnė biletat.
Projekti
Autoritetet e Bashkisė sė Tiranės shpjegojnė se projekti pilot, fillimisht do tė shtrihet nė dy zona tė Tiranės, ndėrkohė qė japin detajet dhe procedurat qė duhet tė ndjekin, drejtuesit e automjeteve. Nė rast se detyrimet nuk do tė paguhen atėherė do tė ketė dhe masa administrative nga gjobat deri nė bllokim tė automjetit. "Qytetarėt tė cilėt do tė parkojnė mjetin e tyre nė vendin e miratuar si parkim publik me pagesė duhet tė pajisen me njė biletė qė do tė shitet nė pikat e veēanta afėr vendparkimeve. Pasi pajiset me biletėn qytetari bėn shėnimet e nevojshme nė muajin ditėn dhe orėn e parkimit e vendos nė pjesėn e brendshme te xhamit. Strukturat e bashkise qe merren me kontrollin do te monitorojne situaten dhe do te shohin nese tarifa e parkimit eshte e paguar ose jo. Nė rast se ajo ėshtė e paguar makina do tė qėndrojė dhe nė rast tė kundėrt, makina do tė lėvizet qė aty duke marr masa administrative tė gjobės dhe lėvizjen me karoatrec", tha Enton Punavia, drejtor i qarkullimit rrugor nė Bashki.
Bileta e cila do tė ketė tė gjithė elementėt e sigurisė ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė thjeshtė dhe ėshtė lehtėsisht e pėrdorueshme nga ēdo qytetar. Ajo vendoset nė njė vend tė dukshėm, nė pjesėn e brendshme tė xhamit tė makinės, pėr tė qenė lehtėsisht e identifikueshme nga kontrollorėt.
Pagesa
Projekti i mėsipėrm parashikon fillimin e aplikimit tė pagesės sė tarifės sė parkimit, njėqind lekė ora, miratuar nga Kėshilli Bashkiak i Qytetit. Disa pika shitje do tė vendosen nė afėrsi tė vend-parkimeve publike me pagesė, tė parashikuara nė kėtė projekt pilot, nė distanca tė afėrta, duke u mundėsuar qytetarėve lehtėsinė e pajisjes me biletė, nė ēdo moment qė ata do tė vendosin tė parkojnė mjetet e tyre nė zonat e mėsipėrme, zona tė cilat do tė jenė tė pajisura me sinjalistikėn e nevojshme rrugore
Do tė jenė strukturat e Policisė Bashkiake, ato qė do tė bėjnė kontrollin dhe do tė marrin masat pėrkatėse administrative. Pėr kundravajtėsit e sistemit do tė aplikohen sanksionet e parashikuara nė Kodin Rrugor, sanksione tė cilat arrijnė deri nė heqjen e mjetit me karroatrec. Sipas autoriteteve tė bashkisė, ky projekt do tė zbatohet pėr lehtėsimin e qarkullimit nė Tiranė, si pėr tu dhėnė prioritet kėmbėsorėve.
Tarifat e parkimit nė tė gjitha zonat e kryeqytetit
Vendimi i miratuar nė Kėshillin Bashkiak, i ndan vendparkimet nė tre kategori, sipas vendndodhjes. Kėshtu, zona qė pėrfshin qendrėn e Tiranės qė quhet Zona A, parashikon njė vlerė prej 100 lekėsh nė orė. Zona tjetėr qė pėrfshin rrugėt dytėsore, hyn nė kategorinė e zonės sė dytė dhe cilėsohet si Zona B. Tė parkosh brenda kufijve tė saj tė kushton 40 lekė nė orė. Ndėrsa zonat periferike hyjnė nė zonėn e tretė, ose C. Parkimi nė rrugėt e saj kushton vetėm 20 lekė nė orė. Megjithatė, tarifa e parkimit mblidhet edhe duke pasur parasysh llojin e automjetit. Kėshtu, pėr autobusėt e tė gjitha llojeve, parkimi kushton 100 lekė nė orė. Pėr mikrobusėt autotaksi (8 10 vende), vlera e parkimit ėshtė 20 lekė nė orė. Pėr minibuset e tjera, tė ēdo lloji, tarifa ėshtė pėrcaktuar 30 lekė nė orė. Autoveturat shtetėrore dhe private kushtojnė 100 lekė nė orė pėr zonėn A, 40 lekė nė orė pėr zonėn B dhe 20 lekė nė orė pėr zonėn C. Kamionėt deri 3.5 tonė, kushtojnė 10 lekė nė orė. Njė vendparkim pėr kamionėt mbi 3.5 deri 8 tonė kushton 15 lekė nė orė, pėr ata mbi 8 deri nė 14 tonė, parkimi kushton 20 lekė nė orė ndėrsa pėr kamionėt mbi 14 tonė, parkimi kushton 50 lekė nė orė. Pėr subjektet qė kėrkojnė parkim tė rezervuar pranė institucioneve tė tyre publike ose private tarifa pėrllogaritet duke shumėzuar vlerėn sipas zonės sė parkimit me koeficientin 0.7 pėr rezervim 12-mujor. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranės, struktura e ngarkuar pėr mbledhjen e tarifės sė parkimit tė automjeteve pėr parkimin e rezervuar ėshtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranė Bashkisė sė Tiranės, e cila llogarit detyrimin dhe ndjek pagesat e tarifės sė parkimit, pasi subjekti ka marrė lejen pėrkatėse nga Drejtoria e Transportit nė Bashkinė e Tiranės.
Sa kushton parkimi:
Autobusė tė tė gjitha llojeve 100 lekė/orė
Mikrobusėt
Autotaksi 8 10 vende 20 lekė/orė
Minibuse tė tjera, tė ēdo lloji 30 lekė/orė
Autoveturat shtetėrore dhe private:
Zona A 100 lekė/orė
Zona B 40 lekė/orė
Zona C 20 lekė/orė
Kamionėt:
Deri 3.5 tonė 10 lekė/orė
Mbi 3.5 deri 8 tonė 15 lekė/orė
Mbi 8 deri nė 14 tonė 20 lekė/orė
Mbi 14 tonė 50 lekė/orė
Mos publikimi i listės sė notave, maturantėt protestojnė para Ministrisė sė Arsimit
Maturantė tė disa rretheve kanė protestuar para Ministrisė sė Arsimit pėr problemin e notave tė lėndėve me zgjedhje dhe tė matematikės, tė cilat nuk janė publikuar ende. Sipas maturanteve MASH ka bėrė qė tė rrezikohet kandidimi i tyre pėr nė universitet duke mos publikuar listat e notave. Mos shpėrndarja e rezultateve tė provimit tė matematikės nė njė shkollė tė rrethit e Fierit si dhe mos publikimi i provimeve tė lėndėve me zgjedhje nė shkollat e mesme tė dy rretheve, Tepelenės dhe Burrelit ka sjellė reagimin e maturantėve. Pas pritjes sė gjatė pėr tu njohur me rezultatet ata kanė vendosur tė protestojnė pėr kėto parregullsi para godinės sė kėtij institucioni. Ndėrkohė qė pėrfaqėsues tė Ministrisė janė pėrpjekur tė qetėsojnė maturantėt e ardhur nga rrethet qė qėndronin nė hyrje tė godinės sė kėtij institucioni duke u shprehur se pėr 2 orė do tu kthehej njė pėrgjigje. MASH bėri tė ditur se ka shpėrndarė dje rezultatet e fundit tė provimeve me zgjedhje pėr maturantėt e dy rretheve, tė cilėt ende nuk ishin njohur me notat e provimeve. Maturantėve qė ende nuk janė njohur me notat e provimeve do tu lihet mė shumė kohė nė dispozicion pėr tė plotėsuar Formularin A2. Shkak qė maturantėt tė mos njihen me vlerėsimin nė tė njėjtėn kohė me bashkėmoshatarėt e tyre u bėn disa pakujdesi nė fletėt e tyre tė provimit. Sipas MASH tezat e provimeve tė tyre u korrigjuan nga grupi i specialistėve me vėmendje, pėr shkak tė disa pakujdesive qė janė gjetur nė fletėt e provimeve. Nga ky institucion bėhet e ditur se maturantėt nuk duhet tė shqetėsohen pasi vlerėsimi i fletėve tė provimeve pėrfundoi dhe maturantėt do tė kenė mundėsi tė plotėsojnė formularin A2. Pavarėsisht deklarimeve tė MASH, maturantėt janė nė ankth pėr mosmarrjen e vlerėsimeve pasi sipas rregullores sė Maturės Shtetėrore, notat e provimeve nuk duhet tė ishin shpallur pa pėrfunduar vlerėsimi pėr tė gjithė nxėnėsit.
Ministri i Shėndetėsisė nė Itali, nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit
Ministri i Shėndetėsisė Petrit Vasili sė bashku me nėnkryetarin e Komisionit Parlamentar tė Shėndetėsisė Tritan Shehun nėnshkruan me kėshilltarin e shėndetėsisė tė Regione Toscana, Daniele Scaramuccia nė qytetin e Firences nė Itali marrėveshjen e parė tė bashkėpunimit mes dy vendeve. Ėshtė njė marrėveshje nėnshkruar me njė nga rajonet avangardė nė fushėn e shėndetėsisė si Regione Toscana. Marrėveshja e nėnshkruar ėshtė shumė planėshe, nė fushėn e shkėmbimeve tė ndėrsjellta mes dy vendeve. Shumė shpejt presim tė kemi dhe njė bashkėpunim me spitalin pediatrik Meyer, nė Firence, njė nga klinikat mė tė njohura pediatrike nė Itali, tha ministri jonė i shėndetėsisė. Vasili theksoi se kjo marrėveshje fokusohet nė bashkpunimin dypalėsh nė aspektet institucionale, trainimin e specialistėve tė shėndetėsisė, ndėrgjegjėsimin e shoqėrisė pėr cėshtjet qė lidhen me mjekėsinė, ndihmesa dhe aktivitete tė pėrbashkėta si dhe shkėmbim informacioni dhe eksperiencash tė ndėrsjellta midis dy vėndeve. Marrėveshja e nėnshkruar mes Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Regione Toskana shumė planėshe pėrmblidhet nė gjashtė pika. Asetet institucionale dhe organizative, ekonomi, menaxhim dhe fushat me interes reciprok mes dy vendeve. Kjo marrėveshje ėshtė pjesė e njė bashkėpunim tė shtrirė nė vite. Rreth 300 specialistė tė shėndetit janė trajnuar dhe kanė pėrfituar bursa studimi nga Universiteti i Firences ndėr vite.
Studentė nga vende tė ndryshėm tė Evropės aksion pėr pastrimin e plazhit
Rreth 150 studentė tė Gjeoshkencave tė ardhur nga vende tė ndryshme tė Evropės por edhe vendas do tė qėndrojnė njė javė nė njė kamp afėr Gjirit tė Lalzit pėr tu njohur me natyrėn e vendit tonė. Dije ata zhvilluan njė takim me ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediun ku u njohėn me hapat qė po merr qeveria nė pėrmirėsimin e mjedisit. Ministri i Mjedisit sė bashku me studentėt ndėrmorėn njė aksion duke pastruar kėshtu njė pjesė tė zonės nė Gjirin e Lalzit. "Ky ėshtė njė moment sa i veēantė, aq dhe interesant, ėshtė i veēantė, sepse janė tė rinj nga 16 vende tė Evropės, qė mblidhen kėtė vit nė Shqipėri, nga njė traditė e pėrvitshme, ēdo vit ata mblidhen nė vende tė ndryshme. Mė tepėr tė orientuar nga gjeoshkenca, pėr tė parė natyrėn, mjedisin, pėr tė vizituar Shqipėrinė dhe mendoj se ėshtė njė moment i rėndėsishėm i promovimit tė vlerave natyrore, tė bukurisė shqiptare nė kėtė pjesė tė rinisė evropiane. Njė zė besoj qė do tė ndikonte sadopak nė kėtė vlerė tė padiskutueshme qė ne kemi", tha Fatmir Mediu, ministėr i Mjedisit. Turneu organizohet nga shoqata Eugen. Gjatė qėndrimit nė Shqipėri studentėt do tė vizitojnė edhe vende tė tjerra bregdetare ku do tė zhvillojnė ekskursione tė ndryshme.
30 Korrik 2010
|
|
|
 Sociale
QSUT, rifillon puna nė tė gjitha sallat e operacioneve
Bashkia e Tiranės, masterplan pėr rritjen e cilėsisė sė transportit publik
Nxėnėsit nė tė gjithė vendin do tė ulen nesėr nė bankat e shkollės
Pėrfundon afati pėr pajisje mė leje mjedisore
Zhurmat, mbyllen 6 lokale pa leje mjedisore
Hapet shkolla nƫ Burgun e tƫ miturve nƫ Kavajƫ
Plani, Policia merr masa pƫr sigurinƫ dhe qetƫsinƫ nƫ shkolla
MASH: Rimbursimi i teksteve mƫsimore do tƫ pƫrfundojƫ brenda shtatorit
Viti i ri shkollor, hapen 100 klasa pƫr parashkollorƫt
Specialistƫt kƫshillojnƫ kryerjen e studimeve para gƫrmimit nƫ puse
Bashkia e Tiranƫs: Ministria e Arsimit vonon vendimin pƫr aplikantƫt e bursave tƫ shtetit
Universitetet, diskutohet modeli i ri i financimit
Shpėrndarja e librave nė shkolla, mungojnė mė shumė se gjysma e teksteve
Parkimi me pagesė, ja bileta me tė cilėn duhet tė pajiseni
Vasili: Kritika inspektorėve pėr situatėn higjieno-sanitare gjatė sezonit turistik
Banesat sociale, nė tetor fillon pėrzgjedhja e qytetarėve qė do tė pėrfitojnė bonus
Rama inspekton punimet nė urėn e Lanės
Virusi i Nilit, shkon nė 11 numri i tė vdekurve nė Greqi, rrezikohet rajoni
MASH publikon sot mėnyrėn e financimit tė universiteteve
Ndryshon procedura pėr regjistrimin e studenteve nga kuotat e trojeve
Formularėt e pasaktėsive, 200 ankesa nga maturantėt
Tenderėt, sigurohet lista me 200 barna nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza
Ja vendet qė ofrojnė bursa studimi pėr tė rinjtė shqiptarė
Sa kushton jetesa e studentėve nė banesa me qira
Ministria e Shėndetėsisė dhe ISKSH strategji kombėtare pėr pėrmirėsimin e rrjetit farmaceutik nė vend
MASH merr masa pėr reduktimin e braktisjes sė shkollave
MASH u kėrkon DAR/ZA-ve tė analizojnė rezultatet e Maturės Shtetėrore
Sot shpallen listat me pikėt e maturantėve qė plotėsuan formularin e pasaktėsive
Nė shtator, nė qendrat rajonale, do tė nisė shpėrndarja e medikamentit bazė pėr pacientėt e dializės
MASH njeh diplomat e 23 studentėve pėr muajin gusht

|